Lëvizja BESA ka shprehur sot qëndrimin e saj lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj. Kjo parti ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime.

“Duke u nisur nga fakti që Lëvizja BESA në gjithë këtë periudhe është paraqitur si një subjekt politik mjaft serioz dhe me qasje transparente gjatë gjithë procesit në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt strukturave euro-atlantike, si dhe duke pasur parasysh që ky proces mund të dëmtohet nëse krijohet një krizë e re në institucionin e presidencës së shtetit, Lëvizja BESA si një nga aktorët kryesor politik opozitar, apelon që gjithë votuesit e Lëvizjes BESA, respektivisht qytetarët shqiptarë, të dalin më 5 Maj dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke respektuar bindjet e tyre individuale.”, theksoi kjo partia.
Më tej nënvizohet se e rëndësishme për Lëvizjen BESA është që Maqedonia e Veriut të zgjedhë një President dhe mos të krijohet krizë e re institucionale gjë do ngadalsojë proceset integruese të shtetit drejt NATO dhe BE.

“Poashtu, për shkak të delegjitimimit të faktorit politik shqiptar në qeveri, pavarsisht epilogut zgjedhor në 5 Maj, Lëvizja BESA kërkon nga shumica parlamentare që menjëherë të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare që realiteti politik i përfaqësimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të reflektojë edhe me mandatet e deputetëve shqiptar në Kuvend.”, theksoi BESA. Ky qëndrim vjen në sinkron me ate të kandidatit presidnciale Blerim Reka, i cili u përkrahë nga kjo parti, por edhen ga ASH. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat