Kryeministrin Zoran Zaev, gazetarët e kanë pyetur për pretendimet nga përfaqësuesit e BDI-së se kaë sjellë vota vendimtare të votesve shqiptarë për kandidatin Stevo Pendarovski. “Të mos krekosemi shumë ne politikanët, pasi askush prej neve nuk i mban votat e qytetarëve në xhep, as politikanët e as partitë.

Pamë se në zgjedhjen e Stevo Pendarovskit kishin ndikim votat e të gjithë etnive, prandaj Stevo do të jetë president i të gjithëve. I falënderoj edhe votuesit e Blerim Rekës dhe të dy partive opozitare që i liruan votuesit që të votojnë”, deklaroi Zaev. Ai ka thënë gjithashtu se qytetarët e dinë se çfarë vendosin, edhe në rastet kur duket se duan tadënojnë një parti. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Flash Lajme

Më të lexuarat