Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vërtetoi rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat konfirmuan fitoren e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale.

Nga ky institucion bënë me dije se më 5 maj të drejtën e votës e shfrytëzuan 844 mijë e 360 votues.

Prej tyre, 377 mijë e 713 ose 44.73% votuan për Gordana Siljanovska Davkovën kurse 436 mijë e 212 votues ose 51.66% votuan për Stevo Pendarovskin. Dallimi mes tyre është 58 mijë e 499 vota në favor të kandidatet Pendarovski.

Rezultatet përfundimtare zyrtare, KSHZ-ja do t’i vërtetojë pas skadimit të afatit për ankesa nga pjesëmarrësit në zgjedhje, mundësi e cila është akoma e hapur.

Me këtë mund të them se kanë filluar të rrjedhin afatet për ankesa që zgjasin 48 orë. Gjatë këtij afati palët e interesuara kanë mundësi të dorëzojnë ankesa deri në KSHZ”-tha Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së.

Deri të martën në ora 19, pjesëmarrësit në zgjedhje mund të dorëzojnë ankesa për procesin e votimit kurse deri të mërkurën në ora 17, mund të dorëzojnë ankesa për mbledhjen dhe llogaritjen e rezultateve. VMRO-DPMNE-ja opozitare tashmë ka njoftuar se do të dorëzojë ankesa.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat