Muhamer Pajaziti

Dita e 5 majit ishtë e sikletshme për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Ai përballej me dilemën “Të jesh a të mos jeshë”.

Nga një fije e hollë qimeje varej fitorja apo humbja e tij.

U pa qartë se në raundin e parë kishte sabotime nga partnerët dhe disa nga miqtë e tij më të afërtë.

Por shpëtoi, në fakt e shpëtuan qytetarët shqiptarë, të cilët nuk donin ta lëshonin trenin e nisur për NATO dhe BE.

Pas orës 7 dëri sa vinin rezultatet, Zaev lironte kravatën dhe fshinte djersët derisa erdhi kumti se ka fituar Stevoja, kandidati i ashtuquajtur konsensual.

I entuziasmuar, fitoren e kandidatiti konsunsual e llogariti sikur fitoren mbi fashizmin në Evropë. I dukej sikur dita e kapitullimit përfundimtarë të Rajhut Nazist dhe një ditë e çlirimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Falëndëroi të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike. I falënderoi edhe qytetarët shqiptarë, por harroi se nuk e ka përmbushur premtimin ndaj tyre.

Shqiptarët për herë të fundit i dhanë dorën dhe e nxorrën nga humnera, dhe tani sigurishtë duhet ta vendos gishtin mirë në kokë dhe të garantoj të drejtat e tyre.

A mos të mendoj më të zbatoj gjyqësi selektive, të garantoj përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit, të ndajë një të tretën e buxhetit për rajonet e varfra shqiptare dhe pa perspektivë.

Ai duhet të mendoj mirë e mirë, se pa shqiptarët ky shtet nuk mund të ec përpara dhe të zhvillohet.

Shqiptarët kanë hjekur të zitë e ullirit në këtë shtet, kjo nuk mund të mbulohet me demagogji, por me punë konkrete. Ata duan barazi, punë, mirëqenie, pjesëmarrje me kompetencë në instancat më të larta të shtetit. Ndryshe do të shohin ëndrra tjera, dhe do ta prishin edhe ëndrrën e Zevit dhe rrugëtimin e tij një borxhë dhe barrë në qafë, drejtë Evropës.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat