Papa Françesku arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Atë e priti në aeroport presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta.


Më pas delegacioni nga Vatikani u drejtua drejt vilës presidenciale në Vodno për të zhvilluar takimin me kreun shtetëror Gjorgje Ivanov me familjen, më pas takimi me kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij, si dhe takimet me përfaqësues tjerë të Qeverisë, sektorit qeveritar dhe korit diplomatik. Ai më pas do të shkojë në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup, ku do të takohet me krerët fetar dhe shoqata humanitare.

Papa do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm dhjetra metra nga vendi ku kishte qenë dikur shtëpia e tash shënjtores Nënë Tereza. Autoritetet maqedonase së bashku me ato të Vatikanit kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, ndërsa trafiku është bllokuar tërësisht në qendër të qytetit. (INA)

NDIQ LIVE/

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/1637438803067195/?q=alsat-m&epa=SEARCH_BOX