Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti deklaroi për Alsat-M se BDI po tenton të manipulojë dhe keqpërdor me votuesit shqiptarë. Sipas tij, pretendimet e BDI-së se gjoja opozita ka bojkotuar zgjedhjet janë mashtrim, sepse u dëshmua se si në raundin e dytë u arrit cenzusi dhe me cilat vota fitoi Pendarovski.


“Sikur opozita shqiptare ta kishte bojkotuar këtë proces, nuk do të ishte arritur cenzusi dhe zgjedhja e Pendarovskit do të ishte e pamundur. Neve që në raundin e parë matëm forcat me partitë shqiptare dhe aty u pa që BDI-ja ishte e pamjaftueshme për t’i dhënë përkrahje një kandidati për president”, tha Flakron Bexheti, Zëdhënës i ASH-së.

Flash Lajme

Më të lexuarat