Kreu i Kishës katolike, Shenjtëria e tij Papa Françesku sot vizitë në Shkup, ku do të mbajë meshën në sheshin ku pritet të marrin pjesë mbi 15 mijë veta. Masat e sigurisë janë të nivelit të lartë dhe se janë angazhuar të gjitha kapacitetet institucionale dhe të sigurisë që kjo vizitë të kalojë e qetë, theksuan autoritetet qeveritare.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e jashtme, Viktor Dimovski tha se gjithçka është gati dhe se bëhet fjalë për një vizitë historike, e cila vjen në një periudhë kur vendi pret hapjen e rrugëtimit drejt BE-së dhe anëtarësimin në NATO.

Qeveria ka shpallur ditë jopune në tërë territorin e Shkupit. Masat e sigurisë janë ndërmarrë në përputhje me standardet e një vizite të Papës në ndonjë vend, informon INA.

Qendra e Shkupit do të jetë e mbyllur plotësisht për komunikacion dhe të gjitha makinat do të hiqen nga parkingjet. Masa të veçanta do të zbatohen edhe për kalimtarët. Qytetarët që drejtohen drejt meshës në sheshin e Shkupit duhet të tregojnë letërnjoftimet për hyrje në këtë zonë. Do të jenë të mbyllura edhe tre urat mbi Vardar. Papa Françesku vjen në Shkup nga Bullgaria. Ai do të takohet me përfaqësues shtetëror, sektorin joqeveritar dhe do të vizitojë shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, duke përfshirë edhe një familjar të saj. Maqedonia e Veriut është vendi i 42 që e viziton Papa Françeski nga emërimi i tij në krye të Kishës Katolike në vitin 2013.

Agjenda e vizitës

– Papa Françesku me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti Gjorge Ivanov. (“Villa Vodno”/9:00)

– Takim me Presidentin Gjorge Ivanov dhe familjen e tij. (“Villa Vodno”/9:15)

– Takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij. (“Villa Vodno”/ 9:30)

– Takim me përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik në vend, pas së cilës fjalime do të kenë Presidenti Ivanov dhe Papa Françesku. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All