Refuzimi i Interpolit të publikojë një urdhër arresti ndërkombëtar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski krijoj bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut transmeton DW.
Aktualisht nga Interpoli kërkohen tre shtetas maqedonas.

Jemsit Dehari Aqif Ajro dhe Shpëtim Bytyçi janë tre qytetarë maqedonas të cilët po kërkohen nga ana e orga.nizatës ndërkombëtare policore.

51-vjeçari Dehari i lindur në fshatin Gajre të Tetovës po kërkohet nga Gjermania. Atje ai është ak.uzuar për tre raste grabitje duke marrë pengje. Gjithashtu atë e kërkon edhe Hungaria në të cilin shtet ai akuzohet për vrasje. Urdhër arresti i Interpolit paralajmëron se Dehari është i rre.zikshëm.

38-vjeçari Ajro kërkohet në SHBA ku ak.uzohet për një sërë sulmesh fizike dhe kërcënimeve. Ai ka lindur në Shtetet e Bashkuara por përveç shtetësisë amerikanë ai gjithashtu ka edhe shtetësi maqedonase.

Dhe i arratisuri i tretë dhe i fundit nga drejtësia me prejardhje nga Maqedonia Shpëtim Bytyçi kërkohet nga Gjermania. Ky 47-vjeçar i lindur në Shkup ak.uzohet për vrasje në Gjermani.

Aktualisht ekzistojnë 6945 fletë arreste “vërejtje e kuqe” aktive në të gjithë botën.

Nga Interpoli njoftojnë se “vërejtja e kuqe” nuk i kushtëzon shtetet që të arrestojnë personin e kërkuar por që vetë ata mund të vendosin se çfarë statusi ligjor ti japin vërejtjes. Praktikisht kjo është vetëm informacion për personat që kërkohen ndërkombëtarisht.

Përse atëherë Interpoli refuzon që të shqiptojë fletë arresti për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski që të dy të dyshuar si org.anizatorë të sulmeve në Kuvend më 27 prill?

Mediat botërore kanë kohë që po shkruajnë për pakënaqësinë në Interpol nga abuzimi i perceptuar i organizatës nga shtete autoritare si Turqia Rusia dhe Kina. Këto vende shpesh e përdorin Interpolin si një mjet për ‘larje hesapesh’ me kundërshtarët dhe disidentët. Ekzistojnë 194 shtete në organizatë dhe është e vështirë të vlerësohet se sa prej mandateve të lëshuara janë të motivuara politikisht.

“Përvojat për të ardhmen”

Këta dy faktorë janë ndoshta ndër arsyet pse organizata botërore ka refuzuar të lëshojë një urdhër arresti për Gruevskin tani më dy muaj. Ai tashmë mori azil në Hungari i cili u pranua në bazë të pohimit të tij se ai ishte viktimë e persekutimit politik në Maqedoninë Veriore.

“Për rastin që po udhëheq për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit unë kërkova nga policia të lëshonte një urdhër arr.est vendas dhe ndërkombëtar por informatat më të fundit nga Interpoli i Maqedonisë janë se selia e Interpolit re.fuzon të publikojë këtë urdhër” tha shefja i Prokurorisë Publike për përndjekjen e kr.imit të or.ganizuar dhe korrupsionit Vilma Ruskovska dy ditë më parë. Ajo beson se pikërisht ish kryeministri është urdhëruesi i ngjarjeve të dhu.nshme në Parlament.

Nga Interpoli për mediat vendase kanë urdhëruar që përgjigja të kërkohet në Ministrinë e Brendshme dhe prokurorinë.

Ndërsa topi hi.dhet nga njëra anë në tjetrën Gruevski publikoi librin e tij të fundit në të cilin ai u mëson qytetarëve për “Përvojat për të Ardhmen”.

Portalb.mk

Flash Lajme

Më të lexuarat