“Secili lider duhet të përdorë fshesën”, ishte përgjigjeja e kryetarit të partisë Alternativa Afrim Gashi.

Sa i takon kësaj fshesës, Gashi ka mendim të kundërt me funksionarët e BDI-së të cilët thonë se vetëm Ali Ahmeti vendos për ata.

Ai vlerëson se Zaev ka të drejtë ta përdorë “fshesën” edhe tek funksionarët e partive tjera nëse ata kanë shkelur ligjin.

“Nëse në bashkërisht konstatojmë, ai mund të ketë më shumë informacione se unë ka edhe organet dhe nëse ma argumenton se një funksionar i imi ka shkelur ligjin nuk ka vepruar si duhet unë pajtohem që ta largojmë atë”, u shpreh Afrim Gashi kryetar i Alternativës.

Sa i takon pyetjes se për momentin a mund të ketë qeveri pa BDI-në, i pari i Alternativës thotë se askush nuk është i pazëvendësueshëm.

“Nuk e kam as për ndonjë oponencë, nuk e kam as me inat duhet secili subjekt politikë ta kuptojë se nuk është i pazëvendësueshëm. Qeveri nuk ka në një vend ku nuk janë 61 numra”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Gashi nuk e përjashtoi mundësinë e koalicionimit me Aleancën për Shqiptarët nëse ka gatishmëri dhe mirëkuptim nga të dyja palët./TV21

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All