Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të dhënave personale, Goran Trajkovski sot bëri të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Tajkovski largohet nga kjo detyrë për shkaqe private dhe personale.

Ai vendimin e dorëheqjes ia ka deponuar edhe Kuvendit.

Trajkovski gjithashtu në letrën dorëzuar Kuvendit përmes të cilës ka dhënë dorëheqje është falënderuar për besimin e dhënë ndaj tij deri më tani dhe ka theksuar se gjatë periudhës sa ai ka qenë drejtor Maqedonia e Veriut po përballej me shkelje të rënda tëprivatësisë, ulje të besueshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve ashtu edhe siç është konstatuar nga ekspertët e udhëhequr nga Rajnhard Pribe.

Trajkovski gjatë qeverisë Gruevski ishte drejtor edhe në Drejtorinë për të Hyra Publike, kurse në Drejtorin për Mbrojtjen e të dhënave personale është nga viti 2016. Largimi i tij a nënkupton se ka filluar me vullnet fshesa e paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev. Kohë më parë edhe një zyrtar i lartë u dorëheq nga posti për shkaqe private.

Flash Lajme

Më të lexuarat