Me rastin e muajit të Ramazanit, shumë kompani për distribuimin e mallrave shpërndajnë produkte me afate të skaduara dhe gati të skaduara, të cilët ofrohen me çmime të lira dhe nuk zbulohen lehtë nga ana e konsumatorëve.

Alarmi është bërë edhe nga konsumatorët. Adnan.S nga Shkupi shkruan në INA se ka hasur në produkte me afate të skaduara.

Kohë më parë në rrjetet sociale, orizi i paketuar nga një kompani e tillë u zbulua me krimba në brendi. Një konsumator i zakonshëm bëri publik lajmin me video ku shihej orizi i mbushur me krimba. “Turp i qoftë, këto janë produktet që na ofrohen”, ka shkruar qytetari i zakonshëm.
Lidhur me këtë rast pritet përgjigje nga Agjencia për Ushqime dhe Veterinari, pasi që është denoncuar rasti dhe do të shpërthejë skandali.
Problemet e tilla janë të zakonshme edhe në Kosovë, pasi që janë denoncuar shumë raste përmes portaleve. Por Agjencia për mbrojtjen e konsumatorit ka nxjerrë dhe shpërndarë një rregullore për edukimin e konsumatorëve, duke kërkuar që të ndjekin këto rregulla.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat