Nuk e njohë personalisht, por për deri sa nuk provohet ndryshe, drejtori i ri i Agjencisë për kundërzbulim i emëruar nga presidenti Pendarovski duhet me dalë djalë i mirë. Ndoshta edhe shqetsimet janë të arsyeshme por duhet argumentuar.

Shqetsimi i shpërfaqur vetëm deklarativisht nuk është i mjaftueshëm për kontestim.

Mbase ky emërim është kompetencë ekskluzive e presidentit të shtetit, por kjo nuk do të thotë se ai një vendim të tillë ta merë pa i konsultuar dhe verifikuar kriteret që kërkohen për një detyrë të tillë.

Ajo që duhet rrespektuar parimisht, është fakti që presidenti emërimin për një detyrë të tillë senzitive nuk e ka perceptuar vetëm nga përkatësia etnike e kuadrit, dhe se për herë të parë ka thyer supremacionin etnik për të parin e kësaj agjencie mjaft senzitive.

Ndërkaq, sa i përket establishmentit të shqetsuar të Bdi-së, për këtë emërim duhet theksuar se, edhe përkundër faktit se mbi njëqindë mijë votues shqiptarë ndjehen të shqetsuar me qeverisjen mbi një dekadëshe të këtij establishmenti, por ja që rregullat e lojës në demokraci janë këto që janë dhe ata fare nuk çajnë trapin për këtë !

(q.aliu)

Flash Lajme

Më të lexuarat