Koalicioni qeverisës në Komunën e Ulqinit kundërshton synimin e Mitropolisë Malazeze – Bregdetare të Kishës Ortodokse Serbe që të dielën, me 7 korrik, të mbajë liturgjinë në Shas.

Në koalicionin të cilin e përbëjnë Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe partitë nacionale shqiptare në takimin e mbajtur të martën u konstatua se kjo hapësirë është shpallur lokalitet arkeologjik dhe se në te po kryhen punimet intensive të cilat financohen nga institucionet kulturore shtetërore dhe lokale.

Duhet theksuar se bëhet fjalë edhe për një tentativë të provokimit të banorëve lokal nga ana e Kishës Ortodokse Serbe, u konkludua se Komuna e Ulqinit duhet të kërkojë nga zyrtarët dhe organet më të lartë shtetëror ndalimin e tubimit të cilin për të dielën e planifikoi mitropoliti Amfilohije Radoviq.

Flash Lajme

Më të lexuarat