OMe qëllim njohjen e tregut të Serbisë me ofertën e turizmit aktiv, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmir dhe Organizata Nacionale Turistike e Malit të Zi (ONT MZ) organizuan vizitën studimore për përfaqësuesit e medieve nga Serbia, në periudhën prej me 21 deri me 25 korrik.

Bëhet fjalë për përfaqësuesit e televizioneve RTS, Pink dhe Happy, agjencisë Tanjug, gazetave ditore Blic, Politika, Informer, Kurir, Alo, Telegrafi dhe B92.

Për gazetarët është organizuar vizita e Dolcinium Kite Surf klubit ku kishin mundësi të njoftohen me kajt surf në një nga plazhet më të bukura të rivierës së Ulqinit.

Kjo vizitë studimore është realizuar me Ambasadën e Malit të Zi në Serbi, me përkrahjen e organizatave lokale turistike të Ulqinit dhe Tivarit”, njoftohet nga ONT MZ.

Flash Lajme

Më të lexuarat