Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave organizon konferencën “Të drejtat e pakicave në kontekstin e integrimeve evropiane – nga multikulturalizmi deri tek interkulturalizmi”, e cila do të mbahet në Ulqin (hotel “Nobel”), të enjten dhe të premten, me fillim në ora 11.

Siç theksohet, konferenca organizohet për tu njoftuar me nocionet multikulturalizëm dhe interkulturalizëm, stereotipet, paragjykimet, aksioni afirmativ dhe të ngjashme, si dhe për rëndësinë e forcimit të vetëdijes për shoqërinë qytetare.

Në konferencë përfaqësuesit/et të Ministrisë do të prezantojnë Strategjinë e Politikës së Pakicave 2019 – 2023, e cila ka për qëllim zvogëlimin e distancës etnike, Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave dhe Mendimin e Tretë të Komitetit Këshillues të Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All