Ulqinaku Fadil Doda tha se “nëse ekziston vullneti, ai është në dispozicion të pushtetit lokal për marrëveshjen për deponimin e mbeturinave inerte”.

Ai e çoi këtë ofertë pasi që Komuna çoi dorë nga ndërtimi i deponisë së tillë në Gaç.

Lokacioni në pronën e Dodës, me sipërfaqe prej rreth 6,3 hektarë në Darzë, është përmendur për deponimin e mbeturinave në vjeshtë të vitit 2017.

“Është pronë e imja, ndërsa mbeturinat do të deponoheshin në mes të pronës, në largësi prej një kilometri nga shtëpitë e para. Mbeturinat do të kontrollohen rreptësisht që të jenë vetëm inerte”, tha Doda.

Flash Lajme

Më të lexuarat