Kryetari i Këshillit Komunal të URA-së dhe këshilltari në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari tha se Kuvendi nuk duhet t’ia lejojë vetes që mos ta shqyrtojë iniciativën e nënshkruar nga më shumë se 700 qytetarë për moratoriumin e ndërtimit në Pyllin e Pishave.

„Çdo shtyrje e vendosjes në rend të ditës së mbledhjes, pavarësisht a është e rregullt apo e jashtëzakonshme, vetëm tregon se pushteti lokal nuk punon në interes të qytetarëve dhe nuk është i gatshëm të dëgjojë argumentimin e tyre. Ne e përkrahim këtë iniciativë dhe mendojmë se është legjitime. Këshilltarët në fund le ta japin gjykimin e vet për këtë çështje“, tha ai në deklaratë për „Dan“.

Siç shtohet, qëndrimi i URA-së është që Parlamenti lokal, si përfundim të miratojë kërkesën drejtuar Qeverisë që ajo të tërheq vendimin për hartimin e Planit Detaj Urbanistik „Hotelet dhe vilat e kategorisë së lartë“ i cili përfshinë Pyllin e Pishave.

„Kemi aq shumë lokalitete ku nevojitet PDU-ja, duke filluar nga Plazhi i Madh, Mavriani, Krruçi, Shtoji, Gjeranat, Mali i Bardh…“, tha Bajraktari.

Flash Lajme

Më të lexuarat