Objektet e përkohshme në bregun e Port Milenës, në pjesën prej Urës së Vjetër deri tek shtëpitë e ndërtuara në mënyrë legale, do të hiqen deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik.


Ato nuk janë pjesë e Programit të objekteve të përkohshme të të Mirave detare për periudhën 2019 deri në 2023.
Sipas këtij dokumenti, në të ardhmen nuk do të lejohet vendosja e objekteve të përkohshme në shëtitore, sepse zonat e qytetit janë të mbingarkuara. Siç është paralajmëruar, do të hiqen edhe objektet e përkohshme nga lokacionet në të cilat, sipas studimeve të miratuara shtetërore dhe lokale, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare planifikon së shpejti të realizojë projektet.

Flash Lajme

Më të lexuarat