Organizata Turistike (OT) këto ditë festash ndau dhurata të rastit në institucionet lokale.

Kështu, për pajisjen teknike të hapësirës në kopshtin “Solidariteti” u ndanë 2000 euro, ndërsa Qendrës Ditore “Sirena” iu ndanë 1.000 euro dhe dhuratat për fëmijët me pengesa në zhvillim.

Përndryshe OT, në Kuvendin e mbajtur të hënën, të cilin e udhëhoqi kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, miratoi programin e punës dhe Planin Financiar për vitin 2020 me vlerë 1.275 milion euro.

Flash Lajme

Më të lexuarat