Kryetari i Klubit të Këshilltarëve të Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari i dërgoi kërkesë kolegëve të tij për mbajtjen e mbledhjes urgjente të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

“Meqenëse tashmë është konfirmuar lajmi se karantina do të jetë e vendosur në Zogaj e që ka zgjuar kundërshtime nga ana e qytetareve  te komunës tone, mendoj dhe propozoje qe është e udhës të mbajmë një mbledhje në një afat sa më të shkurtër në lidhje me këtë çështje në të cilën do të dakordohemi per mbledhje urgjente të KK Ulqin në lidhje me kete pike”, tha Bajraktari.

Ai mendon që më së pakti çka ne duhet të veprojmë është që nga mbledhja e kolegjiumit të japim një kumtesë për opinion.

Flash Lajme

Më të lexuarat