Në kuadër të aksionit kundër përhapjes së koronavirusit, klubi i këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) në Kuvendin e Komunës së Ulqinit vendosi që kompensimet e veta mujore për këshilltarët e vet ti dhurojë për këtë qëllim.

Këto, siç theksohet mjete simbolike, do të paguhen në xhiro llogarinë e Trupit Nacional Koordinues për sëmundjet infektive të Qeverisë së Malit të Zi.

UDSH ka tre këshilltarë në parlamentin lokal.

Flash Lajme

Më të lexuarat