Rrugës, kur mbërrijta në Qafë të Crkvicës, panorama e bukur e Liqenit të Shkodrës me magjepsi, por edhe me nervozoj pa masë. Pashë Marashnikun i cili nuk më përngjau në Marashnikun që unë e kisha njohur.

Kisha kishte ndryshuar, kishte ndërtime të tjera. Mendova dhe ndërmend me shkoi trimi Adem Boboshti (Hajdari). Atë, pasi kisha ishte mbushur plotë me malazez të cilët dilnin natën e plaçkisnin Boboshtin e Blacën, e sollën nga Shkodra për t’i larguar malazezët nga aty.

(“Rri n’shpi” apo “Qëndro në shtëpi” si të duash)

Lajmin për përhapjen e koronovirusit, thënë të drejtën, unë e mora seriozisht. Jo se mosha ime është ndër më të rrezikuarat por sepse me kohë me kishin mësuar se lufta ndaj armikut që nuk vjen nga qenia njerëzore dhe nuk varet nga ai, është e kotë. Prandaj vendosa t’ju përmbahem udhëzimeve të profesionistëve, të qëndroj në shtëpi.
Është dita e dhjetë e qëndrimit në shtëpi. Nga ballkoni i shtëpisë po sodisja Zallin e Madh të Ulqinit. Deti ishte pak i trazuar, me dukej se valet e tij pamëshirë po puthëshin rërën e imtë. Është e pamundur të qëndrosh në shtëpi e në mend mos të sillen e rrotullohen ngjarje e ngjarje nga e kaluara e largët apo edhe aktuale. Jo se kam qenë ndonjë adhurues i madh i muzikës por valet e detit me duket sikur po sajonin një këngë që dikur e ndëgjoja por nuk e adhuroja. U shtërngova të kuptoj këngën por largësia e valëve të detit ma turbullonte tekstin. Nejse, e mora lapsin dhe ngadal po e dëshifroja këngën. Eh, thashë në vete, pse tani bash këtë këngë po e sojonë deti i trazuar dhe valët e tij. E dëgjova dhe nisa ta kuptojë! “Dal ‘ga dalë po m’vjen pleqnija, kush s’mi dinë hallet e mija” E kisha dëgjuar shumë herë! Vazhdoja të dëgjoja dhe si në tym e kapa rreshtin e tretë, “ nuk më lanë me dal nga shpija”!? Eh, thashë, vallë edhe deti dhe valët e tij,e paskan hetuar rrezikun e kësaj sëmundje virale vdekjepruse, ja kishte mbushur mendjen këngëtarit apo ai interpretonte këshillat e mjekut profesionist.Sidoqoftë, vendosa edhe më tutje të qëndroj në shtëpi.
Eh, thash,sikur unë të shkoja n’Krajë? Sedi si vëndosa të dal nga shtëpia, por u nisa. E dija se Kraja, ka kohë, që ishte boshatisur nga të rinjtë, por qelloi ditë pazari dhe mëndova së paku t’i takojë shokët e klasë a ndonjë të njohur. Mbërrijta në pazar. Dikur nuk kaloje rrugës pa e ndeshur dikend ose duhej t’ja lëshoja rrugën, duhej t’ thoja më falë. E sot, beso, Kraja ishte e stërboshatisur. E takova një të njohur që pinim expreso sa herë që takoheshim. Me fal, i thash, kemi ku të pijmë kafe? “Ja mare shaq”, me tha, “janë tana t’myllna”. E pyeta edhe për shokët e mi të klasës e për shumë të njohur të tjerë. Me tha: “Janë myll nëpër shpia, veç kush ka daj kopshtë me punue”! Cornovirus, tha, n’Krajë nuk ka, ‘par na duhet me nigue shtetin”! Sa mirë, mendova. Gjithësesi me gezoi fakti që në Krajë nuk kishte të prekur nga ky virus i rrëzikshëm. Së paku u kënaqa në vendëlindjen time, me bukurit natyrore, me ajrin e pastër.
Mendova, po pse mos të shkoj në Malësi, në gjysëm të rrugës gjendem?! Rrugës, kur mbërrijta në Qafë të Crkvicës, panorama e bukur e Liqenit të Shkodrës me magjepsi, por edhe me nervozoj pa masë. Pashë Marashnikun i cili nuk më përngjau në Marashnikun që unë e kisha njohur. Kisha kishte ndryshuar, kishte ndërtime të tjera. Mendova dhe ndërmend me shkoi trimi Adem Boboshti (Hajdari). Atë, pasi kisha ishte mbushur plotë me malazez të cilët dilnin natën e plaçkisnin Boboshtin e Blacën, e sollën nga Shkodra për t’i larguar malazezët nga aty. Luftoi Ademi deri në buzë të akshamit, shumë malazez u vranë, disa shpetuan duke u hedhur në ujë, kisha u lirua.Por Ademi s’ishte i knaqur dhe duke u kthye këndoi “ Mas t’me rrshqite kama pasht, pat me m’njohtë nji ky Babasht, mas t’me lshonte nji kja kamë, asnji t’gjallë s’desha me lanë”. Eee Zot, thash, tashë Marashniku është i mbushur plot, për rreth gjithka shqiptarë, Ademi ka vdekur… Nejse, vazhdova rrugën për Malësi.
Gjendem para kafenes “Liria” për të pirë një kafe e e të takohem me shokët, që shumë i kisha atje. “Liria” ishte e mbyllur. Dola, u nisa të takoi ndonjë prej shokëve, t’i pues për shëndetin e tyre. Nuk po takoja njeri, u mërzita. Kur po mëndoja të eci më tutje dëgjova një zë. “Dal o burrë i Krajës, mos ik asht! U gëzova kur e takova, rrinim larg njëri-tjetrit, duart nuk i shtrënguam. Me shpjegoi gjendjen në Malësi. Të gjithë jemi në karantinë, më tha, kemi dhënë besën që të rrim në shpia, mos të dalim. E kuptova, Malësia ishte e para që kishte lidhur një besë të madhe, shumë e shumë vite më parë, po qëndron edhe sot e kësaj dite, gjakëmarrja në mëndjen e malësorëve u çnjarros.O trim i Malësisë, i thash shokut tim, ju burrat malësorë e pani besën, me besë e çnjarroset gjakëmarrjen, e dhashtë Zoti më besën që dhatë këto ditë do ta fitoni edhe këtë betejë të vështirë, koronavirusin. “E pajmë, e pajmë besën” me tha u përshendetëm, vetëm më mirëupafshim.
Jo, thashë, nuk do të kthehem në shtëpi, do vazhdoj t’i takojë vëllëzërit në Plavë e Guci e ndoshta do të ndalem edhe në Rozhajë. Nejse, mbërrita në Guci. Aty kisha shumë shokë, por njërin e dalloja sepse së bashku në vitin 1972, në Kosovë, e kishim kaluar një karantinë, atëherë virusi quhek “variola vera” apo si i themi ne “lia”. U takuam, por duart nuk i shtrërnguam, mbanim distancë. Me njoftoi se në Plavë e Guci koonavirus nuk ka, por “si po e sheh kafe me pi s’kemi ku. Çdo gjë është mbyllur, njrëzit rrinë në shpi, nuk dali. E falenderova shokun dhe i tregova se do të shkoj në Kosovë. “Po mirë” me tha, “afër je, paja ka Qafa e Diellit, do të mrrijsh shpejt”!. Mendova. “Jo” i thash “do të kaloj nëpër ‘akorr”, asaj rruge, atëherë me dredha të shumta e pluhur plot, që para gati 55 viteve kisha ardhur për herë të parë në Kosovë.
Kur mbërrita në maje të Çakorrit, pushova pak, shiqoja rreth e përrreth, kërkoja të shohë kufirin e vendosur kohë më parë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Syri s’ma kapi kufirin. Thashë: “ndoshta e kanë larguar?! U nisa, por jo nuk e kishin larguar, e kishin vndosur më poshtë se e kisha ditur unë, më afër Kuqishtës.

( vijon)

Flash Lajme

Më të lexuarat