Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi i ka dërguar telegram urimi kryetarit të porsazgjedhur të Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dhe kryetarit të Kuvendit Fadil Kajoshaj.

Duke i uruar punë të mbarë dhe suksese, ai në emër të Komunës dhe qytetarëve shprehet i bindur që strukturat e reja me maturi dhe pjekuri do të dijnë ta shpien përpara komunën e Tuzit.

“Dëshiroj të keni shumë energji dhe durim në marrjen e vendimeve të duhura në përmbushjen e sfidave që ju presin”, thuhet në telegram urimin e tij.

Flash Lajme

Më të lexuarat