Aktivisti ekologjik Xhelal Hoxhiq deklaroi se Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare duhet para premtimeve për investime të mëdha t’i kërkojë falje qytetarëve të Komunës së Ulqinit, “sepse kanë bërë shumë dëm dhe gabime”.

“Po ashtu, duhet bërë përmbledhja se sa para kjo ndërmarrje ka marr nga Ulqini për 28 vite, sa janë kthyer sipas dokumenteve, sa kanë punësuar qytetarë nga Ulqini e sa nga Budva, sa i kanë pagat”, tha ai për “Dan”.

Hoxhiq shtoi se duke mos punuar dhe me pakujdesi  ato shkatërruan resurset e Ulqinit dhe se do të nevojiten 10 vite që të sanohet dëmi i shkaktuar në Kaceme, Mandraq, Pyllin e Pishave, Bunë dhe Port Milenë.

Flash Lajme

Më të lexuarat