Jo më vonë se me 1 korrik 13 familje të cilët jetojnë në shtëpizat montazh në Sukë do të transferohen në ndërtesën në Pinjesh, me obligim që vet ti largojnë këto objekte, mëson Portali Ul-info.

Ato mendojnë se afati dy mujor është i shkurt dhe se për shkak të fillimit të sezonit turistik objektet duhet t’i lëshojnë pas verës.

Përndryshe, ndërtesa në Pinjesh është e banueshme tash 3.5 vite. Ndërtimi i saj kushtoi 600 mijë euro, ndërsa mjetet i siguruan Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare dhe Komuna e Ulqinit.

Me rregullimin e çështjes së banimit të këtyre familjeve do të lirohet lokaliteti i ish hotelit “Jadran”, gjegjësisht do të zhduket arsyetimi për shtyrjen e fillimit të ndërtimit të objektit të kategorisë së lartë në Sukë.

Flash Lajme

Më të lexuarat