Ministri i Kulturës Gashi u shpreh se në kuadër të ciklit për ndërtim të disa pishinave gjysmë olimpike pas nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme një të tillë do e këtë edhe Ferizaj.

Gashi tha se pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi është edhe ndërtimi i stadiumit ndihmës dhe renovimi i stadiumit të qytetit, si dhe ndërtimi i një terreni sportiv në Dubravë.

Sipas tij Ferizaj gëzon fatin që në këtë qytet do ndërtohet Qendra Multifunksionale që do shërbej për aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se sot me të parin e Ferizajt, Agim Aliun kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe për restaurimin e disa monumeteneve kultutore në këtë qytet.

Gashi bëri të ditur se me Aliun janë dakorduar që shpejti të funksionalizohet plotësisht edhe qendra rajonale e trashëgimisë kulturore në Ferizaj, e cila deri tani ka funksionuar me vetëm një zyrtar.


Kurse, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu teksa e ka falënderuar Gashin për përkushtimin për të investuar nga Ferizaj tha se kjo komunë për 16 muajt e qeverisur nga ai ka dhënë shembullin e një transformimi të përgjithshëm.

Aliu tha se përmes memorandumeve të nënshkruara sot me MKRS-në po u jepet përgjigje kërkesave të komuniteteve të ndryshme në Ferizaj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë inspektuar punimet në Qendrën Multifunksionale në fshatin Greme, si dhe ka parë nga afër edhe stadiumin e qytetit. Gashi po ashtu sot ka marr pjesë edhe në hapjen e Ditës Olimpike në Ferizaj./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All