Rol më aktiv të Shteteve të Bashkuara (SHBA) në fazën finale të dialogut me Serbinë i është kërkuar të hënën në Prishtinë nënkryetarit të Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. Është bërë kjo në prag të Samitit të Parisit.

Zyrtarët më të lartë shtetërorë i kanë organizuar pritje Wilsonit, i cili ndodhet në Kosovë, në krye të një delegacioni amerikan, pjesë e të cilit janë edhe zyrtarë nga Senati dhe Kongresi Amerikan. Dhe, në të gjitha takimet, temë thelbësore ka qenë çështja e negociatave me fqinjin verior, shkruan sot “Koha Ditore”.

“U fokusuam tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku theksova vendosmërinë tonë për t’u përpjekur në arritjen e një marrëveshjeje ligjore gjithëpërfshirëse që siguron njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe në NATO”, ka thënë pas takimit kryeparlamentari Kadri Veseli. “Për ta bërë këtë gjë, presim që SHBA-ja të luajë një rol më aktiv për të mbështetur këtë proces”.

Në takimin me presidentin Hashim Thaçi është theksuar domosdoshmëria për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese. Kreu i shtetit e ka vu theksin tek dëmet që mund t’i prodhojë status-quoja.

Flash Lajme

Më të lexuarat