Në një konferencë për media, Prokuroria Speciale, Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në operacionin e sotëm janë bastisur 12 lokacione dhe janë arrestuar 19 punonjës të Policisë.

Prej të arrestuarve, në veri të vendit, 11 janë të nacionalitetit serb, katër të nacionalitetit shqiptar dhe katër boshnjak.

Zyrtarët policor janë dërguar për mbajtje 48 orë dhe janë suspenduar, sipas procedurave.


Policia e Kosovës, gjatë operacionit të sotëm në veri të vendit hasi në rezistencë të armatosur, kështu që dha urdhër për angazhimin e njësive elite të Policisë bashkë me pajisjet e duhura, dhe eliminuan barrikadat duke depërtuar kështu në Zubin Potok.

Aty, Policia bastisi shtëpitë dhe lokacionet që i kishin në urdhër arrest.

Gjatë operacionit janë gjetur 11 armë zjarri dhe disa telefonë.


Prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha tha se ky institucion i ka filluar veprimet procedurave qysh në prill, ndaj disa personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për veprën penale krim të organizuar të kontrabandat me mallra, dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Hoxha tha se kanë pas vështirësi rreth komunikim e lëvizjes në veri të vendit, por megjithatë tha se kanë kryer punë profesionale.

Rashiq Qalaj, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se dje kanë marrë urdhër arrest për një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.

Në këtë operacion u lënduan gjithsej 5 pjesëtarë të policisë, një me armë zjarri, një me predhë dhe tre policë morën lëndime derisa bënin përpjekje për hapje të barrikadave.

Drejtori i Policisë tregoi edhe për veturën e UNMIK-ut që ishte pjesë e barrikadës.

Ndërsa Miradije Kelmendi nga IPK, tregoi për numrin e lokacioneve të bastisura dhe gjësendeve që i kanë konfiskuar.

Ajo tha se zyrtarët e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë, dhe janë suspenduar nga detyra.

Në këtë aksion, janë lënduar edhe gjashtë qytetarë që kanë qenë pjesëmarrës në barrikada.

Policia ka njoftuar se përveç veriut, kontrolle ka bërë edhe në disa lokacione në Vushtrri dhe Drenas, operacion ky gjithashtu u i rezultuar me disa arrestime të personave të dyshuar për kontrabanda me mallra./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat