Pjesë e kësaj rruge është edhe ura më e gjatë në Ballkan, 5.7 kilometra e gjatë dhe e lartë 80 metra.

Kjo urë i jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Fotografi i KosovaPress ka realizuar disa fotografi të kësaj autostrade.

Në Hanin e Elezit është përuruar segmenti i fundit prej 20 kilometrash i kësaj autostrade, ku morën pjesë gjithë liderët, madje edhe ata të rajonit. Hapjen e saj e bëri Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ai i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev dhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në tërësi autostrada është 67 kilometra dhe punimet për ndërtimin e saj kanë filluar prej vitit 2014, ku disa herë është vonuar përfundimi i saj, ndërsa projekt ishte ideuar në vitin 2010 në kohën kur drejtonte Ministrinë e Transportit Fatmir Limaj.

Këshilltari i i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka propozuar që autostrada të quhet “Idriz Seferi”.

Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 700 milionë euro.

Përderisa pritet të sjell përfitime të mëdha ekonomike për gjithë rajonin, ministri i Zhvillim Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka ‘na tregon’ pse duhet ta përdorim. Thotë se le të përdoret në shërbim të zhvillimit ekonomik e turizmit dhe jo për rritje të importeve.

Qeveria, së fundmi ka vendosur të bëjë një ndërhyrje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Deri në fund të vitit 2020, asaj do t’i shtohen edhe dy kyçje, në Ferizaj

dhe Viti, si dhe një mbikalim në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit./KosovaPress


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat