Dërgohen për ekspertizë zarfi dhe fotografia e publikuar nga Flora Brovina, rezultati pritet të dalin gjatë javës.

Zarfin dhe fotografinë me të cilën deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pretendon se e kishte pranuar nga një zyrtare e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, së fundi Prokuroria Speciale e ka dërguar për ekspertizë.


Rezultati i ekspertizës, siç i është thënë “Kohës Ditore”, do të dihet brenda kësaj jave.

Me datën 16 të muajit të kaluar, në ditën kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, deputetja Brovina ka shkaktuar skandal me një fotografi, për të cilën ka thënë se është pamje e dhu nimit të një gruaje shqiptare nga forcat serbe, në kohën e luftës në Kosovë, vërtetësia e së cilës u vu në dyshim.

Pak orë pasi Brovina e ka treguar fotografinë para gazetarëve të mbledhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, raportuan për ueb-faqe irakiane që kishin fotografi që dukej e njëjtë, e që diku thuhej se ishte “dëshmi” për krimet e forcave amerikane ndaj grave në Irak, e diku prezantohej thjesht si një aktrim pornografik.

Edhe pas dyshimeve të ngritura, deputetja Brovina ka insistuar se fotografia është nga lufta e fundit në Kosovë, dhe se atë e posedon nga viti 2003 apo 2004.

“Unë e di vendin e ngjarjes ku ka ndodhur, por nuk e bëj publike, sikurse edhe fytyrat që nuk keni mundur t’i identifikoni, sepse janë të fshehura, gjë që është diskrecioni, por e vërteta nuk duhet të fshihet”, ka thënë Brovina, teksa ka shtuar se një gjë të tillë do ta bënte publike vetëm para prokurores, por jo para opinionit.

Flash Lajme

Më të lexuarat