Komandanti i Bondsteelit: Gjendja në Kosovë është e qetë, tensionet vijnë nga nivelet politike

Sekretari Amerikan Ushtarak, Mark Esper, i cili erdhi në Kosovë ditëve të fundit, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një takim të mbyllur për publikun para se të bënte një ndalesë në kampin e NATO-s në Bondsteel.

Ai tha se fokusi gjatë këtij udhëtimi është të marrë informata nga ushtarët më shumë sesa të gërmojë në situatën e tensionuar politike në vend, raporton “warisboring”.

Gjatë turneut të zhvilluar në bazën ushtarake Bondsteel, Esper u njoftua shkurtimisht rreth misionit nga ushtarët dhe foli për zhvillimet e fundit në trajnimet ushtarake për dislokime.

Esper thotë se pas takimit me trupat ushtarake amerikane në Kosovë ka kuptuar se entuziazmi tek ta është i lartë. Koloneli amerikan, Roy Macarae, i cili së shpejti e përfundon misionin në Kosovë, ka thënë se në terren gjendja është e qetë dhe shumë e sigurt, mirëpo tha se “tensionet vijnë nga niveli politik”, transmeton RTK.

Tensionet midis Kosovës e Serbisë janë ngritur sërish kohëve të fundit kur trupat serbe u ftuan për të qenë në gjendje gatishmërie në kufi pasi policia speciale e Kosovës arrestoi disa policë e doganierë shqiptarë e serbë të akuzuar për korrupsion. Edhe tensionet me Rusinë u ngritën pasi Kosova e arrestoi dhe më pas e shpalli person “non grata” një shtetas rus që punon për UNMIK-un, /Gazeta Expres/.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat