Një i vdekur e gjashtë të lënduar në Alpet e Zvicrës

Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në një hotel të maleve zvicerane në Engelberg të mërkurën gjatë mirëmbajtjes së një teleferiku për skiatorë.

Punëtorët pësuan nga kabllot kur u zgjidh një kapëse e përkohshme në kabllon kryesore. Lajmin e bëri të ditur policia e kantonit qendror të Obwaldenit.

Polica njoftoi se dy punëtorë kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa një tjetër lëndime mesatare. Tre punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Punëtorët e lënduar rëndë u dërguan në spital përmes helikopterëve të ekipeve të emergjencës.

Një zëdhënës i kompanisë që e menaxhon këtë teleferik tha se në këtë aksident nuk ka pësuar asnjë turist. Për fat të mirë, teleferiku nuk ka qenë duke u shfrytëzuar nga turistët në kohën e aksidentit.

Turistët e shfrytëzojnë këtë teleferik për t’u ngjitur në male me 3000 metra lartësi mbidetare. Ndonëse sezoni i skijimit tashmë ka përfunduar, teleferikët përdoren gjatë tërë vitit për shkak të qindra mijëra turistëve ndërkombëtarë që vazhdimisht e vizitojnë Zvicrën.

Policia zvicerane tha se hetuesit e Institutit të Cyrihut, të cilët merren me hetimin e rasteve të krimeve dhe aksidenteve, do ta hetojnë shkaktarin e këtij incidenti, shkruan “Reuters”,

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat