Dezinsektimi do të realizohet në të gjitha zonat që konsiderohen endemike dhe do të jetë i mbikëqyrur si nga shtabi komunal dhe zyrtarët përgjegjës, ashtu edhe nga ekspertët e kësaj fushe.

Po ashtu, edhe në qendrat mjekësore në Komunën e Malishevës, janë marrë të gjitha masat për trajtimin e rasteve të thumbuara nga rriqrat, për largimin e tyre dhe kujdesin e duhur mjekësor, përfshi edhe analizat, ndërsa laboratori në QKMF në Malishevë, do të punoj me orar të zgjatur, deri në përfundimin e periudhës që konsiderohet e rrezikshme.

Përndryshe, përkundër rasteve të thumbimeve nga rriqrat, në territorin e Komunës së Malishevës, deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me EHKK, dhe tani po hyjmë në vitin e pestë që nuk ka raste të infektimit dhe në vitin e gjashtë që nuk ka raste të vdekjeve nga EHKK./KosovaPress/



Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat