Jahjaga deklaroi se për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s, janë ftuar miq të shtetit të Kosovës, ku të pranishmit do të jenë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe shumë personalitete të rëndësishme.

Më 12 qershor në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, ku janë të ftuar edhe qytetarët e Kosovës, ngase sipas Jahjagës ky aktivitet është qenësor dhe datë historike e Kosovës.


Ish-presidentja theksoi se shënimi i 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, është iniciativë e presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidentëve Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, dhe Atifete Jahjaga, ndërsa është përkrahur nga Qeveria e Kosovës.

Prej orës 14:00, po në këtë ditë, do të jetë aktiviteti për ecje për liri, prej sheshit “Skënderbeu” dhe do të vazhdojë deri te busti i ish-sekretares Albright, ku do të bëhet përurimi i bustit.

Përveç kësaj, aktiviteti i radhës do të jetë vizita në bulevardin ‘Bill Clinton; afër shtatores së ish presidentit Clinton’. Në përmbyllje të këtij aktiviteti për shënimin e kësaj date në orën 17: 00 do të mbahet edhe Konferenca ndërkombëtare për siguri “20 vjet liri, një vizon për paqe të qëndrueshme”. /KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat