Në Belgjikë kundër poltikave të  Arabisë Saudite

Në Belgjikë kundër poltikave të  Arabisë Saudite

Në Bruksel u organizua një demonstratë në të cilën protestuesit u mblodhën simbolikisht rreth një makete të Qabesë, në shenjë proteste për kufizimet në Arabinë Saudite për pelegrinët individualë.

Sipas mediave të huaja, demonstruesit nga vende të ndryshme ku jetojnë myslimanët rrethuan maketin në sheshin Schuman, ku gjenden institucionet e Bashkimit Evropian.

Organizatori i protestës është OJQ Al Haramain Ëatch, raporton Al Jazeera.

Muhammad Farah, një anëtar i organizatës, i tha Anadolu se demonstruesit janë qytetarë arabë që janë kundërshtarë të politikave të Arabisë Saudite.

“Ata na pengojnë të bëjmë haxh sepse nuk jemi në një mendje me autoritetet saudite. Haxhi nuk i përket princit të kurorës Mohammad bin Salman, por të gjithë myslimanëve. Ata nuk kanë të drejtë të pengojnë myslimanët që të shkojnë në haxh”, citohet të ketë thënë ai. /21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat