Konfirmohet lojtari i ardhshëm që do t’i bashkohet Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në futboll shumë shpejt pritet ta konfirmojë edhe ardhjen më të re, sipas presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

Numri 1 i organizatës më të madhe të futbollit në vend ka thënë se futbollisti i Hannoverit, Florent Muslija është lojtari që me shumë gjasë do t’i bashkohet grupit të Bernard Challandesit, shkruan Periskopi.

“Jemi në bisedime me shumë lojtarë. Muslia ndoshta do të jetë i pari që pritet të na bashkohet. Tanimë edhe me këto rezultate që po vijnë është interesi i secilit t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Agim Ademi në një intervistë për ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

20-vjeçari ka bërë 17 paraqitje në Bundesligë edicionin e kaluar dhe vlerësohet të kushtojë rreth tre milionë euro. /gazetametro.net

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat