Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se për të arritur tek çlirimi i Kosovës u deshën shekuj e sakrificë kolektive.


Jashari kërkoi që shqiptarët kudo që janë të jenë më të bashkuar dhe unik me qëllim që të sigurohet mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili është djali i heroit, Hamëz Jashari tha se dëshmorët nuk kanë rënë që vendi të jetë i lirë dhe i varfëruar, por që Kosova të jetë vend i lirë dhe i zhvilluar.


Për nder të ditës së Çlirimit të komunës së Skenderajt janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e sportive, kurse në orën 10:30 do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Manifestimi qendror do të mbahet sot duke filluar nga ora 18:00 në sheshin "Adem Jashari", në Skënderaj./KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat