Në Viti do të mbahen “Ditët e Skenës Teatrore”

Pas një pauze disa vjeçare, aktorët e teatrit të Qytetit të Vitisë, janë në fazën përfundimtare të provave, për realizimin e shfaqjes “Vëllazëri e Interes” të Kristo Floqit.

Kjo komedi, premiera e së cilës do të jepet të shtunën, shfaqet në kuadër të “Ditëve të Skenës Teatrore” që do të mbahet në Viti me 20, 21 dhe 22 qershor. Në tri netët e ardhshme, publiku vitias ka rastin të përcjell tri shfaqje të shkëlqyeshme, nga Teatri Profesionistë i Gjilanit, Teatri i Ferizajt dhe teatri i Qytetit të Vitisë, transmeton Plus Tv.

Teatri Profesionistë i Gjilanit, të enjtën shfaq komedinë “Vrapo pas gruas tënde” nga Ray Cooney, ndërsa regjin e kësaj shfaqje e ka bërë Ekrem Sopi. Publiku vitias ka rastin e mirë që të ndjek edhe një shfaqje shumë të mirë nga Teatri Profesionist i Ferizajt i cili vjen me komedinë “Koprraci” të Molierit.
Ditët e skenës teatrore në Viti, do të përmbyllen me premierën e komedisë së teatrit të Qytetit të Vitisë me komedin “Vëllazëri e Interes” në Regji të Avdi Lutfiut. Rolet i intepretojn Agron Abazi, Sadri Rexhepi, Florinda Abazi, Shkurtesa Lutfiu, Anisa Hasani, Naser Abazi e Leutrim Pajaziti.
Ndonëse një pjesë e aktorëve të këtij Teatri, janë për më shum se 20 vite në skenë, megjithatë do të ketë edhe aktorë që për herë të parë ngjiten në skenë dhe dalin përpara publikut. Florindë Abazi është aktorja e re të cilës i është besuar njëri ndër rolet kryesore të Komedisë.
Teatri i Qytetit të Vitisë, është themeluar në vitin 1994. Gjatë periudhës së okupimit në vitet e 90-ta, aktorët e kësaj trupe kanë realizuar dhjetëra shfaqje. Në mungesë të sallës së Shtëpisë së Kulturës gjatë asaj kohe, shfaqjet i kishin realizuar në objekte shkollore e fetare, por edhe në restauronte dhe kafeteri. Janë fitues të shumë çmimeve në festivale të ndryshme te teatrove, para dhe pas luftës. Që nga viti 2000, teatri i Qytetit ka realizuar komeditë “Me Faqe të Zezë”, Njerëzit me Maska”, Mysafiri i Mallkuar” dhe “Romeot e Gjylieta”. Të shtunën, ata do të japin edhe premierën “Vëllazëri e Interes” që po rikthen shfaqjet e shumëpritura të këtij teatri nga publiku vitias. /PlusTv/Agron Abazi/

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All