Ky sistem i cili u demonstrua sot është donacion i Ambasadës Amerikane, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, sipas të cilit me këtë qendër do mburret Kosova.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj tha se përmes këtyre pajisjeve të reja u krijua një formë e re në Kosovë për lajmërimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera të paligjshme.


George Rick Clark këshilltar Regjional të Programit e Menaxhimit Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve(EXBS) duke shprehur i kënaqur që ky program tashmë është aktiv në Kosovës tha se kjo qendër u ndihmon qytetarëve të raportojnë për krimin kudo që ndodh.

Teksa e ka shpjeguar këtë program Clark u shpreh se kjo qendër do ta lehtësojë dhe do të ndihmojë edhe oficerët.

Alan Willson këshilltari i lartë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX tha se përmes këtij sistemi Kosova po fillon një epokë të re në menaxhimin e kufijve, dhe në këtë aspekt mbetet shembull për vendet e rajonit.

Sipas tij kjo qendër tashmë ka edhe planin e saj të veprimit për menaxhim të kufijve, ndjekjen e krimit të organizuar, migrim ilegal.


MPB përmes mekanizmit të QKMK-së i inkurajon qytetarët që të shfrytëzojnë numrat pa pagesë 080050095 po ashtu me sms në numrin 50095, në të cilët mund të raportojnë çdo dukuri negative që vërejnë në kufi dhe në brendi të vendit që ndërlidhen me sigurinë kufitare, evazionin fiskal, shëndetin publik, etj./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat