Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar partnerët koalicionit për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit pas vendimit të Kushtetueses dhe pastaj si subjekt politik do të marrin qëndrimin e duhur se si do të ecim tutje.

Limaj në një konferencë për media fillimisht tha se respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ekipin për dialog.

“Unë personalisht dhe ne si Nismë e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me opinionin e saj për Ligjin për kompetencat e Delegacionit shtetëror për dialog”, ka theksuar Limaj.

Ai ka ftuar partnerët e koalicionit për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit pas vendimit të Kushtetueses.

“Dua të shfrytëzoj rastin që të ftoj partnerët e koalicionit të bashkëbisedojmë për këto zhvillime të fundit. Dua t’i dëgjoj partnerët e koalicionit sesi e shohin dhe si i vlerësojnë hapat e mëtutjeshëm rreth kësaj teme. Pasi t’i dëgjojmë partnerët e koalicionit, ne si Nismë dhe unë personalisht, do të marrim qëndrimin e duhur se si do të ecim më tutje”, ka shtuar Limaj.

Limaj është pyetur edhe për paratë që janë shpenzuar nga delegacioni, duke thënë se ta pyesin administratën pasi është çështje teknike.

Sipas tij, delegacioni nuk është anti kushtetues pasi është organ i krijuar nga Kuvendi i Kosovës, por ligji për kompetencat e delegacionit është i panevojshëm.

Po ashtu, Limaj është pyetur edhe për kërkesën e opozitës që pas vendimit të Kushtetueses, vendi të shkoj në zgjedhje.

Ai shtoi se tha se delegacioni është votuar dy muaj para se të nxjerrët ligji dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi ka kthyer në normalitet situatën që ka qenë para se të krijohet delegacioni.

Flash Lajme

Më të lexuarat