Në një konferencë për media, Rama tha se Shqipëria nuk do të shoh më djegie mandatesh, Molotov apo bojkot. Ndërkohë shtoi se në korrik do të zhvillojë një debat për të analizuar qeverisjen.

Rama tha se sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar për të ndaluar ecjen përpara dhe integrimin në BE.

Ai tha se ot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye muaj pas muaji në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, anti shtetit dhe shtetit, mes dhunës së djeshme dhe shpresës te e nesërmja, mes Shqipërisë së vjetër të fantazmave e fosileve të historisë dhe Shqipërisë së të drejtës.

Gjatë muajit korrik, Rama tha se do të bëhet një analizë e thellë jo vetëm për qeverisjen, por edhe brenda PS-së.

Ai falënderoi SHBA, BE-në e miqtë ndërkombëtar.

Në Shqipëri sot janë mbajtur zgjedhjet lokale të cilat janë bojkotuar nga opozita.

KQZ ka raportuar se deri në orën 15:00 kanë dal 15 përqind e votuesve ndërsa nuk ka shifra të sakta për daljen deri në orën 19:00/KosovaPress/



Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat