Kryeministri uron qytetarët

Kryeministri uron qytetarët

Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës nga sot do t’i thellojnë bashkëpunimet, kjo pasi sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për “Prishtinën e Re”.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky bashkëpunim është veprimi më i guximshëm për t’i dhënë kahje të re infrastrukturore dhe zhvillimore Prishtinës.

Fillimi i projektit “Prishtina e Re” është veprimi i radhës, pas Ligjit për Prishtinën, Unazën e Qytetit, Sallën Koncertale e Pallatin e Rinisë, më i rëndësishëm, në të cilin është angazhuar Qeveria e vendit, për zhvillimin e kryeqytetit metropol, çfarë edhe e meritojnë qytetarët tanë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas kryeministrit, nënshkrimi për “Prishtinën e Re”, që do të hyjë në histori.

“Një ide e dy dekadave më parë, nisi sot jetësimin me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, si projekt me interes për institucionet e vendit dhe qytetarët, që i jep fund kaosit urban dhe vendosë një rend të ri funksional në kryeqytet. Investime të huaja direkte, punësim të mijëra punëtorëve, rritje ekonomike, planifikim modern dhe mbikqyrje institucionale, pa kosto publike, janë disa nga benefitet e këtij projekti të guximshëm dhe të nevojshëm për Prishtinën”, ka thënë tutje Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri ka uruar të gjithë qytetarët e Prishtinës./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat