“Po ndërtojmë qendrën e parë në Kosovë për kujdes të avancuar ndaj sportistëve”

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot punimet në Qendrën e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në kuadër të kompleksit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, ministri Ismaili tha se për hetë të parë po ndërtohet një qendër e tillë në Kosovë, ku të gjithë sportistët tani do të kenë një adresë të denjë për shqetësimet e tyre shëndetësore.

“Kosova nuk e ka pasur asnjëherë një qendër të tillë fatkeqësisht”, tha Ismaili, njofton Klan Kosova.

“Ne po shohim sot si sportistët po janë krenaria më e madhe e vendit tonë. Prandaj, është obligim i yni që të krijojmë kushte dhe institucione ku ne do të mund të kujdesemi më profesionalisht për shëndetin e tyre”.

Qendra e Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, ka një hapësirë prej 6297 metra katror, 101 shtretër, dhe kosto prej 4.8 milion euor.

Ndërtimi i jashtëm i objektit është në fazën finale dhe tani pritet që fillojnë punimet në ambientet e brendshme të kësaj klinike.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat