Numër i madh i bashkatdhetarëve këto ditë arrijnë në Kosovë.

Sigurisht se shumë prej tyre zgjedhin të vijnë edhe me vetura, apo autobusë e që detyrohen çdo verë të presin në pikat kufitare.

Por siç duket këtë të dielë kushdo që është në hyrje të Kosovës nuk detyrohet të presë gjatë.

Kolonat tek Dheu i Bardhë dhe në Merdarë zgjasin më së shumti 10 minuta, raporton Indeksonline.

Kjo gjë përpos që ndihmon mërgimtarët, i bën edhe pikat kufitare më funksionale dhe udhëtimin më të palodhshëm për të gjithë ata që çdo verë zgjedhin të qëndrojnë në vendlindje./Indeksonline/

Flash Lajme

Më të lexuarat