Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme kanë defiluar nga Teatri Kombëtar te sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar në bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, ku do të ketë orë letrare, ekspozitë të arteve pamore dhe interpretime nga nxënësit e diasporës.

Në hapje të këtij festivali, drejtoresha e departamentit për ruajtjen dhe kultivimin e arsimit dhe kulturës në diasporë, Maliqe Hashani, tha se ky është edicioni i parë i këtij festivali.

Ajo ka falënderuar të gjithë mësuesit shqiptar që japin mësim plotësues për fëmijët e diasporës, duke thënë se në këtë mënyrë ata po ruajnë traditat shqiptare.

Fëmijët e diasporës janë ata që më së shumti po iu pëlqejnë këto aktivitete që janë organizuar enkas për ata.

Nga Italia për të marrë pjesë në këtë festival kishte ardhur Sara Hoxha, e cila thotë se ky aktivitet është shumë i mirë pasi janë mbledhur të gjithë fëmijët që jetojnë jashtë Kosovës.

Se po i pëlqen festivali me fëmijët e diasporës e thotë edhe Marigona Zeka, madje ajo shprehet shumë e lumtur që ka ardhur në Kosovë me shokët dhe shoqet e saj.

Festivali me fëmijët e diasporës do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, ku do të ketë organizime të ndryshme./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All