Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka për herë të parë ka dhënë detaje për presidentin Ibrahim Rugova dhe për raportet që kanë pasur.

“Në vizitën e parë zyrtare në jetën e tij, ka ardhur në Oslo, te unë, në vitin 1990 apo 91.

E kam takuar me personalitetet më të larta norvegjeze. Prej Oslos kemi shkuar në Stokholm. Ishte hera e parë që presidenti Rugova takonte një personalitet aq të lartë sa ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margaretha af Ugglas. Unë kam qenë përkthyes. Rugova deklaroi: Ose do ta ndihmoni popullin tim për t’u çliruar nga Serbia, ose do të bëhet bazeni i gjakut deri në gju”, ka treguar Zeka në T7.

Ai ka akuzuar rrethin e Rugovës se e kanë dëmtuar presidentin e ndjerë.

“Këta zhapinat, hardhucat, që i ka pasur rreth e rreth vetes, që gjysma kanë qenë njerëz të UDB’së, e kanë shafitur Rugovën”, deklaroi për T7, Milaim Zeka, i cili tanimë nga gazetaria kaloi në politikë duke formuar partinë e re politike. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All