Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se miratimi i ligjit për trajtimit të ndërtimeve pa leje dhe hartimi i pesë udhëzimeve administrative ka hapur rrugë për legalizimin e 352 mijë ndërtimeve pa leje.

Sipas tij, përmes kësaj fushate të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje do mund t’i legalizojnë ndërtimet me taksa më të ulëta duke filluar nga 1 euro për metër katror në kategorinë e parë dhe dy euro metri katror në kategorinë e dytë.

Udhëheqësi i departamentit për Planifikim Hapësinor, ndërtim dhe banim, Servet Spahiu teksa i ka shpejtuar proceduar për legalizim të ndërtimeve pa leje, tha se ka mungesë të vullnetit politik dhe të burime financiare dhe njerëzore për të përshpejtuar këtë proces.

Sipas tij, procedurat për legalizim të ndërtimeve pa leje janë mjaftë të thjeshta dhe nuk duhet ndonjë ekspertizë.

Të liruara nga legalizimi janë ndërtimet e familjeve me asistencë sociale, objektet me interes publik, të rindërtuara nga lufta dhe objektet që gjenden në ortofoto deri në vitin 2004.

Në kuadër të kampanjës për legalizim të ndërtimeve pa leje do të organizohen gjashtë punëtori në gjashtë komuna të Kosovë, ku do ofrohen informacione rreth aplikimit për legalizim./KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat