Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se sipas rezultateve të partisë së tij, kjo parti është e para në nivel vendi. Ai ka uruar LDK-në që ka dalë e para dhe me të ka thënë se do të bëjnë qeverinë e ardhshme.

“Ne mendojmë se kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku incidente që prej kur mbahen zgjedhjet në Kosovë. Me rëndësi që ka folur sovrani dhe që tash ky zë gjendet në kutitë e votimit. Ato janë më të rëndësishmet për ne, sepse aty ndodhet zëri. Do t’i mbrojmë. Me rëndësi të mbrohen derisa ato numërohen edhe nga KQZ-ja edhe nga monitoruesit. Janë duke u proceduar të dhënat. Të dhënat tona tregojnë që jemi të parët, që Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet dhe unë uroj qytetarët edhe një herë Jemi të kënaqur si Vetëvendosje. Me këtë rast shprehim urimin edhe për vendin e dytë që e ka marrë LDK-ja, me të cilën mendojmë se do të bëjmë qeveri”, ka thënë ai.

Flash Lajme

Më të lexuarat