Lend Mustafa, organizator i kësaj parade tha se përmes këtij organizimi edhe një herë po kërkojnë të drejtat bazike, të cilat sipas tij u premtohen edhe me Kushtetutë, por që ligji po del ndesh me to.

Krahas kësaj, Mustafa tha se sot po marshojnë për barazi, dashuri e drejtësi.

I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se parada është luftë për barazi, dhe të drejta të njëjta, në mënyrë që mos diskriminohen e stigmatizohen.

Mikael Sinan Amir, i cili vjen nga Danimarka tha se vendi prej nga vjen është liberal, dhe se është më lehtë të jesh pjesëtar i LGBTI-së se sa në Kosovë.

Kujtojmë se të hënën është bërë hapja e “Java e Krenarisë” me ç’rast ishte prezent presidenti Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.Ky i fundit iu bashkua edhe sot marshit të Paradës së Krenarisë. /KosovaPress/

Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat