Në dokumentin e Parlamentit Evropian thuhet se refuzimi i hapjes së negociatave mund të sjellë destabilitet jo vetëm te dy vendet, por në të gjithë rajonin.

Më tej thuhet se “shprehet keqardhja për vendimin e bllokimit të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si rolit që Presidenti i Francës dhe vendet e tjera patën në këtë vendim”.

Gjithashtu i bëhet thirrje këshillit që të marrë përgjegjësinë që i takon dhe të veprojë sipas rregullave.

Rezoluta e PE e cila u formulua sot, pritet të ndryshojë të mërkurën. PE nuk ka fuqi legjislative për vendimet për zgjerimin, por qëndrimet e tij janë të rëndësishme, sidomos në momentin kur pritet të votohen kandidatët e rinj nga Franca, Hungaria dhe Rumania për kabinetin e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./tch


Loading...

Flash Lajme

Më të lexuarat